FTESË PËR OFERTA – VLERËSIM I JASHTËM I PROJEKTIT TË FINANCUAR NGA BE “SKEMA E GRANTEVE PËR NISMAT E AVOKIMIT NGA ORGANIZATAT ME BAZË NË KOMUNITET”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale, që çojnë në një lëvizje të fuqishme të shoqërisë civile, që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës me një fokus të fuqishëm në përkrahjen dhe dhënien e kontributit për procesin e integrimit në BE.

Përmes kësaj thirrje të hapur për ofertim, KCSF synon të identifikojë një kompani ose organizatë jo-qeveritare për të kryer një vlerësim të jashtëm të projektit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet”. Specifikat e këtij shërbimi janë të listuara në Termat e Referencës (ToR) në dokumentin e mëposhtëm dhe informatat tjera kyçe gjenden në Thirrjen për Ofertim.

Afati i fundit për aplikim është 12 mars 2018 në ora 16:00.