FTESË PËR KUOTIM TË ÇMIMIT: Shërbime të përkthimit

KCSF fton operatorët ekonomik të aplikojnë për Kuotim të Çmimit për Shërbime të përkthimit. Të gjitha informatat e detajuara të kërkesës, së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, mund t’i gjeni më poshtë në dosjen e plotë të tenderit.

Afati i fundit për dërgim të aplikacioneve është data 25 mars 2022, ora: 16:00. Aplikacionet duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin referencës 01/2022 në subjektin e emailit.