Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për t’u regjistruar në trajnimin dy ditor për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian, me theks në “Kontributin e shoqërisë civile në Raportin e Progresit të Komisionit Europian 2013”. Trajnimi mbahet më 6 dhe 7 qershor 2013, në Prishtinë.
Trajnimi udhëhiqet nga një grup i ekspertëve vendor dhe të huaj në fushën e integrimit europian, përfshirë përfaqësuesit e Komisionit Europian përgjegjës për hartimin e Raportit të Progresit të KE-së për vitin 2013 për Kosovën.
Qëllimet e këtij trajnimi janë:
1. Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth Procesit të Stablizim Asocimit dhe instrumenteve e zbatueshme për Kosovën si Dialogu i PSA-së, Partneriteti Europian, Studimi i Fizibilitetit, Raporti i Progresit, etj.;
2. Të ndihmohen organizatat pjesëmarrëse që të fuqizojnë rolin dhe kontributin e tyre në agjendën europiane të Kosovës;
3. Përmes ngritjes së njohurive, të përmirsohet efikasiteti i përfaqësuesëve të shoqërisë civile në raport me institucionet e BE-së; dhe
4. Të ofrohen këshilla praktike rreth procesit, teknikave, metodologjisë dhe afatave për kontributet me shkrim në Raportin e Progresit të KE-së për vitin 2013.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe angleze, me përkthim simultan në të dyja gjuhët. Trajnimi ofrohet falas.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutem regjistrohuni në linkun më poshtë.
Afati i fundit për aplikim është 30 maj 2013, e enjte, ora 16:00.
Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes sëshoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni dren.puka@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643,çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 12:00.