FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIM ‘PARIMET NDËRKOMBËTARE TË SË DREJTËS JO-PËR-PËRFITIM DHE LEGJISLACIONI BAZË PËR SHOQËRI CIVILE NË KOSOVË’

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin dy ditor për legjislacionin bazë për organizata të shoqërisë civile, me fokus në Ligjin për liri të asociimit në OJQ. Trajnimi mbahet më 22 dhe 23 Janar 2014, në sallën e KCSF-së në Prishtinë.

Qëllimet e këtij trajnimi janë:

  • Të ofrohen informata dhe njohuri rreth parimeve të përgjithshme të së drejtës jo-për-përfitim;
  • Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth kornizës ligjore të së drejtës jo-për-përfitim në Kosovë;
  • Të ofrohen informata dhe njohuri mbi interpretimin e Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ në Kosovë;
  • Të diskutohen praktikat dhe rastet konkrete të së Drejtës së Asociimit.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutem regjistrohuni në faqen e internetit www.kcsfoundation.org. Afati i fundit për aplikim është të premten, më 17 janar 2014, ora 12:00.

Apliko

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve në kuadër të Qendrës së KCSF-së, të përkrahur nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni dren.puka@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 12:00.