FTESË PËR APLIKIM PËR PRAKTIKANTË NË KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.

Për nevoja të hulumtimeve të saj, KCSF kërkon dy (2) persona të motivuar dhe të interesuar për punë praktike, për një periudhë prej 6 muaj deri në 1 vit. Praktikantët do të angazhohen në hulumtimet e KCSF-së dhe do të përfitojnë njohuri e përvojë rreth sektorit të shoqërisë civile dhe punës hulumtuese.

Kandidatët e interesuar duhet të:

  • Jenë studentë, apo të kenë të mbaruar shkollimin universitar në ndonjë degë të shkencave shoqërore;
  • Kenë aftësi të mira analitike, në shkrim, hulumtim dhe komunikim;
  • Kenë njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze, kurse njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi;
  • Kenë dijeni të mjaftueshme në përdorimin e MS Word, Excel dhe Power Point, kurse përdorimi i Adobe Photoshop ose Corel Draw do të ishte përparësi;
  • Kenë aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit;
  • Jenë fleksibil për orar të punës.

Praktikantët do t’i kenë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Komunikimin me organizatat e shoqërisë civile dhe palët tjera të përfshira në hulumtim;
  • Mbledhjen dhe përpunimin e materialeve për hulumtim;
  • Ndihmën gjatë hulumtimit në terren (përmes intervistave, anketave, etj.);
  • Ndihmën në përgatitjen e raporteve hulumtuese dhe publikimeve;
  • Ndihmën gjatë zbatimit dhe organizimit të aktiviteve/ngjarjeve të ndryshme;
  • Ndihmën e drejtpërdrejtë për kolegët e KCSF-së gjatë punës në zyre dhe aktiviteteve të ndryshme.

Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hulumtimi@kcsfoundation.org deri më 2 nëntor 2015. Puna praktike pritet të fillojë brenda 2 javëve të para të muajit nentor 2015. Për punën e tyre, praktikantët do të paguhen me një pagesë simbolike.