FTESË PËR APLIKIM PËR BURSA MPHIL/PHD NË EKONOMI ME MËSIM NË DISTANCË NË UNIVERSITETIN E STAFFORDSHIRE 2013-2017

Fondacionet për Shoqëri të Hapur dhe Shkolla e Biznesit e Universitetit të Staffordshire, nëpërmjet KCSF-së, ftojnë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për bursat katër-vjeçare. Bursat janë të hapura për aplikantët të cilët janë shtetas dhe banorë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Aplikantët duhet të kenë kualifikime të shquara akademike dhe zotërim të shkëlqyer të gjuhës angleze. Ata duhet të jenë ligjerues apo hulumtues në ndonjë institucion akademik, organizatë kërkimore ose në ndonjë organizatë të sektorit publik.

Secila bursë mbulon tarifat e shkollimit akademik në Universitetin e Staffordshire, bursë për të mbuluar shpenzimet e jetesës (vetëm për një person), dhe biletë kthyese me aeroplan nga vendi i studimeve për në vendin amë. Bursa zgjatë katër vite. Çdo vit, studijuesit do të kalojnë 3-4 muaj në Universitetin e Staffordshire dhe pjesën tjetër në institucionin në vendin e tyre. Me përfundimin e bursës, studiuesit pritet të kthehen në vendin e tyre për të vazhduar punën atje.

Informacione më të hollësishme dhe formularët e aplikimit janë në dispozicion në adresat më poshtë. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në Universitetin e Staffordshire, ose në adresën e mëposhtme deri më 25 janar 2013.

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
Fazli Grajqevci 4/a 10000 Prishtinë
Tel. ++ 381 38 248 636 ++381 38 248 643
E-mail: scholarships@kcsfoundation.org