FONDI KANADEZ PËR INICIATIVA LOKALE (CFLI) 2017-2018 – PROJEKTET E PËRKRAHUARA

Ambasada e Kanadës njofton që do të financojë projektet në vazhdim përmes programit të Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) 2017 – 2018.

Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) është një komponent e rëndësishme e ndihmës për zhvillim të Qeverisë Kanadeze. Duke reflektuar prioritetet e Qeverisë së Kanadasë dhe duke marrë parasysh kontekstin socio-ekonomik dhe politik të Kosovës, CFLI fokusohet në punën me shoqërinë civile, veçanërisht me organizatat bazë në komunitet, për të mbështetur qeverisjen demokratike dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.

Pesë projektet janë përzgjedhur në mesin e 88 aplikacioneve të pranuara. Vlerësimi i aplikacioneve është bërë vetëm nga Ambasada Kanadeze në Zagreb, përderisa në zbatimin e skemës Ambasada punon në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, përgjegjës për koordinim lokal.