FONDI KANADEZ PËR INICIATIVA LOKALE (CFLI) 2016-2017 – PROJEKTET E PËRKRAHUARA

Ambasada e Kanadës njofton që do të financojë projektet në vazhdim
përmes programit të Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) 2016 –
2017.

Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) ofron mbështetje të
drejtpërdrejtë për grupet e komunitetit, organizatat jo-qeveritare, dhe
në raste të veçanta organizatat jo-qeveritare ndërkombëtare dhe
institucionet qeveritare për projekte të vogla që adresojnë dhunën mbi
baza gjinore dhe të drejtat e njeriut, tranzicionin demokratik, sundimin
e ligjit, qeverisjen ekonomike, parandalimin e martesave të hershme dhe
mbrojtjen e të drejtave fetare.

Të gjashtë projektet janë përzgjedhur në mesin e 132 aplikacioneve të pranuara. Vlerësimi i aplikacioneve është bërë vetëm nga Ambasada Kanadeze në Zagreb, përderisa në zbatimin e skemës Ambasada punon në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, përgjegjës për koordinim lokal.