EUROPA QË DUAM: E DREJTË, E QËNDRUESHME, DEMOKRATIKE DHE PËRFSHIRËSE

21 mars 2017

Thirrje e përbashkët ndaj udhëheqësve europianë nga organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat europiane

Ndërsa shënojmë përvjetorin e 60-të të Traktatit të Romës, kemi një mundësi të veçantë të vlerësojmë se sa larg Europa ka mbërritur – dhe sa larg kemi ende për të shkuar në mënyrë që të ofrojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për këdo në Europë. Është një mundësi që ne ju bëjmë thirrje juve, udhëheqësve të Europës, që ta rrokni me të dyja duart. Ne ju bëjmë thirrje që të tregoni lidership, vizion dhe kurajë për ta vënë Europën në rrugën e një të ardhmeje të qëndrueshme, e cila përmbush të drejtat e të gjithë njerëzve dhe respekton kufijtë planetarë.

Nuk mund të mos çmojmë se sa ka ecur Europa që nga viti 1957, kur ne ishim një dorë vendesh të vendosura të ngrihemi nga rrënojat e Luftës II Botërore dhe të lëvizim drejt një të ardhmeje paqësore dhe të bashkuar. Sot, Bashkimi Europian është nisma më e madhe dhe e suksesshme e kohës sonë, një vend ku europianët gjejnë pasuri në dallimet kulturore dhe forcë në vlerat dhe aspiratat e përbashkëta, duke gëzuar stabilitet, siguri dhe begati më të madhe sesa shumë vende në botë.

Por nuk ka vend për vetëkënaqësi: akoma shumë duhet bërë për të ndërtuar një botë të qëndrueshme për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Ndërsa kemi parë shumë progres, premtimi i ditëve të para ende nuk është arritur plotësisht dhe kemi hyrë në një epokë në të cilën ato vlera që qëndrojnë në zemër të Europës – demokracia dhe pjesëmarrja, barazia dhe drejtësia sociale, solidariteti dhe qëndrueshmëria, respekti ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave njerëzore – po kërcënohen. Qytetarët po vënë në pikëpyetje arsyen e ekzistencës së Bashkimit Europian, legjitimitetin e qeverive dhe politikës konvencionale, dhe aftësinë e strukturave ekzistuese qeverisëse për t’iu përgjigjur sfidave më të ngutshme shoqërore. Rrjedhimisht, besimi në institucionet publike është në rënie.

Në këto kohë të pasigurta, qytetarët europianë kërkojnë një përqendrim më të fortë në ‘vlerat europiane’, jo më të dobësuar. Ata kërkojnë mirëqenie ekonomike, shoqërore dhe mjedisore. Mirëqenie ekonomike në formën e prosperitetit për të gjithë dhe rishpërndarjes së pasurisë. Mirëqenie shoqërore në garantimin e cilësisë, shërbimeve të përballueshme për të gjithë dhe forcim të thurmës shoqërore që na lidh mes njëri-tjetrit. Mirëqenie mjedisore në një ambient të shëndetshëm natyror që mbështet të gjithë jetën në Tokë dhe mbron ujin dhe ajrin e pastër.

Ndaj, ne ju bëjmë thirrje juve, udhëheqësve të Europës, të largoheni nga një model ekonomik që ka zgjeruar pabarazinë dhe të investoni në një ‘ekonomi të tregut social’ që punon për të mirën e të gjithë njerëzve. Përballë varfërisë dhe përjashtimit shoqëror në nivele të papranueshme, na duhet të kthehemi te politika ekonomike më përfshirëse të cilat sigurojnë që begatia e Europës të shpërndahet pa dëmtuar planetin.

Ju bëjmë thirrje që të përkrahni vlerat tona themelore dhe të investoni në arsim që mbështetet në mendim kritik, në mënyrë që të mbrojmë shoqëritë tona të hapura, demokratike dhe të adresojmë ndjenjën e pasigurisë që shumë e ndjejnë. Ju bëjmë thirrje juve, udhëheqësve të Europës, të garantoni që barazia gjinore, të drejtat e njeriut, liritë e besimit, demokracia dhe sundimi i ligjit të zbatohen plotësisht dhe të mbështeten, si në nivel të BE-së ashtu edhe në atë kombëtar. Duam të shohim një Europë më mikpritëse ku kontributi i gjithsecilit mirëpritet dhe emigrimi konsiderohet si pasurim i shoqërisë, jo si faktor varfërues.

Europës i duhet, po ashtu, të luajë rolin e saj ndaj sfidave globale. Ndryshimi klimatik në veçanti është një rrezik ekzistencial ndaj botës sonë, ndaj duhet përballur jo vetëm për arsye mjedisore, por edhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, urisë dhe migrimit të detyruar.
Duke u mbështetur në thirrjen tonë për “Një Europë të Re për Njerëzit, Planetin dhe Prosperitet për të Gjithë” (shtator 2016), po përfitojmë nga rasti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës për të rikonfirmuar besimin tonë në integrimin europian dhe për të ofruar propozime konkrete për kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në një kohë që ata po peshojnë të ardhmen e Europës.

Të bashkuar, ne bëjmë thirrje për:

  • Një Europë që promovon dhe mbron të drejtat civile, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të gjithkujt dhe i mbështet ata përtej kufijve të saj që t’i përmbushin të drejtat e tyre;
  • Shpalljen e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, duke vendosur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe parimet që e vendosin atë në zemër të politikëbërjes së BE-së si dhe në nivel kombëtar;
  • Zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit duke rritur eficiencën energjetike dhe duke përshpejtuar tranzicionin e duhur dhe të qëndrueshëm në energji të ripërtërishme, të pastra dhe të përballueshme, në mënyrë që ngrohja globale të mbahet nën 2°C dhe të zhvillohen përpjekjet për ta mbajtur atë në 1.5°C;
  • Fuqizim të demokracisë sonë përfaqësuese dhe pjesëmarrëse, me hapësirë të veçantë për pjesëmarrjen përtej elektorateve, duke mundësuar zhvillimin e një shoqërie civile të larmishme;
  • Forcim të arsimit si një përgjegjësi publike që për të gjithë ofron mësim përgjatë gjithë jetës, në mënyrë që të zhvillohet qytetaria aktive, mendimi kritik, përfshirja sociale dhe një vetëdije për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut;
  •  Një tranzicion të drejtë për punëtorët dhe rajonet industriale nga modeli i tanishëm ekonomik në një ekonomi moderne, të gjallë, mjedisore dhe të drejtë, ku gjallon kapitali ynë njerëzor dhe natyror;
  • Një Model Social Europian që garanton mbrojtje të plotë për punonjësit, konsumatorët dhe të gjithë njerëzit që jetojnë në BE; që përmbys pabarazinë e lartë në pasuri, zbut varfërinë dhe përjashtimin shoqëror;
  • Një Bashkim Europian me një shtyllë të fortë të të drejtave shoqërore, që garanton punësim cilësor dhe pagë të drejtë, dhe adreson pabarazinë ndërmjet grave dhe burrave, diskriminimin ndaj fëmijëve dhe të rinjve apo atë të bazuar në racë, orientim seksual, identitet gjinor, status social-ekonomik, moshë, aftësi të kufizuara, pakicë apo status tjetër.

Para një bote që po ndryshon më shpejt se kurrë, uniteti dhe solidariteti Europian janë po aq të rëndësishëm se 60 vjet më parë. Solidariteti na bashkoi dhe solidariteti është e vetmja rrugë përpara. Asnjë nga ndryshimet e sotme nuk mund të zgjidhet vetëm nga një komb apo grup njerëzish.

Megjithatë, ka një nevojë urgjente që Bashkimi Europian dhe institucionet e tij të rizgjohen përballë realiteteve, ëndrrave dhe shpresave të qytetarëve të tij, për të siguruar rëndësinë dhe mbijetesën afatgjatë të Bashkimit tonë. Tani është koha për të rivlerësuar drejtimin e rrugëtimit tonë, për të ndërtuar mbi arritjet tona dhe për të vendosur themelet për 60 vjetët e ardhshëm të integrimit europian.

Ne presim nga ju, si udhëheqës të Europës, të bëni vetëm kaq: të keni kurajën dhe vizionin për të udhëhequr tranzicionin drejt një Europe të drejtë, të qëndrueshme, demokratike dhe përfshirëse. Ne presim që ju t’i dëgjoni njerëzit e Europës dhe të përdorni rastin e Samitit të Romës për një zotim të fuqishëm, të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme.

Nënshkruesit:
WWF on behalf of the Green10
ETUC
CONCORD
European Movement International
European Women’s Lobby
European Youth Forum

ACT Alliance EU
ActionAid
ACV-CSC
AEGEE / European Students’ Forum
AGE Platform Europe
Agir Ensemble pour les Droits de l’Homme
AIACE – Ass.EU Institutions former staff
AIIG – Associazione Italiana Insegnanti di Geografia
Albanian National Youth Network (ANYN)
ALDA – European Association for Local Democracy
Alianza por la Solidaridad
All Ears
AOI
Associació CEN
Association for Natural Medicine in Europe-ANME
Association Žmergo
Babylon Couleurs
Berufsörderungsinstitut Oberösterreich- Institute for Vocational Advancement Upper Austria
Better Regulation Watchdog Network
BeyondCSRNet
BIOM
BirdLife Austria
BirdLife Europe and Central Asia
BirdLife Finland
BirdLife Ireland
BirdLife Malta
BLOOM ASSOCIATION
Brod Ecological Society -BED
BSPB/BirdLife
Bulgarian platform of the EWL
Bureau for the Implementation of Equal Treatment BUG
Carbon Market Watch
CARE International
cats2cats z.s.
CEE Bankwatch Network
CEEweb for Biodiversity
Centre of Resources for Social Inclusion CRIS
Centro Turistico Studentesco – CTS
Cercle de Coopération des ONG de développement asbl
?eskomoravská konfederace odborových svaz?
Change Partnership
CIDSE
Clean Air Action Group
ClientEarth
Climate Action Network Europe
Climate Action Network France – Réseau Action Climat France
COFACE Families Europe
Collective Again Islamophobia in Belgium (CCIB asbl)
Comité 21
Comité Stop TAFTA Luxembourg
Concord Italia
Confederatia Nationala Sindicala “Cartel ALFA”
Confederation of Labour PODKREPA, Bulgaria
Coordination SUD
Corporate Social Responsibility Europe
CROSOL
Culture Action Europe
Dansk Ornitologisk Forening BirdLife Danmark
De Omslag
Democratic Women’s League (Germany)
Deutscher Naturschutzring – Dachverband der deutschen Natur-, Tier- und Umweltschutzorganisationen
Dóchas
Don Bosco International
DOPPS-BirdLife Slovenia
Društvo Ekologi brez meja
E3G
EcoPolítica
Eesti Ornitoloogiaühing – BirdLife Estonia
Enaip
ENAR – European Network Against Racism
ENPA – Ente Nazionale Protezione Animali
ENSIE – European Network of Social Integration Enterprises
ERGO Network
ESAN
Estonian Human Rights Centre
EU-CORD
Eurochild
Eurodiaconia
European Association of Institutes for Vocational Training (EVBB)
EuroHealthNet
EUROMIL
European Anti Poverty Network
European Confederation of Independent Trade Unions (CESI)
European Disability Forum
European Environmental Bureau
European Friends of Armenia
European Humanist Federation
European Movement Albania
European Movement in Belgium
European Movement Denmark
European Movement France
European Movement Germany
European Movement Italy
European Movement Macedonia
European Movement Montenegro
European Movement Norway
European Movement Poland
European Movement Serbia
European Movement Spain
European Movement Switzerland
European Movement Turkey
European Parents’ Association
EUROPEAN PARTNERSHIP FOR DEMOCRACY (EPD)
European Race & Imagery Foundation
European Water Pact
Fair Trade Advocacy Office
Federació d’Organitzacions Catalanes de Gent Gran, Dones i Família
Federazione Pro Natura
FEICAT – Empreses d’Inserció de Catalunya
FIACAT (International Federation of ACAT)
FIAB – Federazione Italiana Amici della Bicicletta
Finance Watch
FOCSIV
okus Czech Republic
Fondation EURACTIV #Media4EU
Free Trade Union Confederation of Latvia (LBAS)
Friends of the Earth Europe
Fundación Jóvenes y Desarrollo
Fundacja “Rozwój TAK – Odkrywki NIE”
Fundacja ?agle Europa ?wiat
GENDER5+
Generation Earth
Geremek Foundation
Gilliane Le Gallic
Green 10
Greenpeace
Grup de Natura Freixe
Gruppi di  Intervento Giuridico
Gruppi di Ricerca Ecologica
Gypsy Council East of England
HEAL (Health and Environment Alliance)
Health and Trade Network
Housing Europe
ILGA-Europe – European Region of the International LGBTI Association
Initiatitv Liewensufank asbl
INTEGRO ASSOCIATION
International Disability and Development Consortium
International Federation of Medical Students’ Associations
International Partnership for Human Rights
Internationaler Bund (IB)
Internationaler Bund e.V., Thiemo Fojkar
INU – Istituto Nazionale di Urbanistica
JEF Europe – Young European Federalists
KISA – Action for Equality, Support, Antiracism
Konexe
Kosovar Civil Society Foundation
La Fédération des entreprises d’insertion
Landsorganisationen i Sverige (LO)
Latvian Fund for Nature
Lifelong Learning Platform
Light for the World
Light for the World International
Lipu – BirdLife Italy
Lithuanian women’s lobby organization
Lobby Europeo de Mujeres LEM España
Make Mothers Matter EU Delegation
Marevivo
merowa junior school
Migrant Tales
Mouvement Ecologique
Mountain Wilderness
NABU, the German Nature and Biodiversity Conservation Union
Name of organisation as you want it to appear on statement
National Youth Council of Ireland
Naturfreunde Internationale
Naturschutzbund Deutschland
Natuurpunt vzw
Nederlandse Vrouwen Raad (Dutch Women’s Council)
Netherlands Helsinki Committee
OceanCare
Oxfam International
Pan African Movement for Justice
Pasaules Dabas Fonds
PICUM – Platform for International Cooperation on Undocumented Migrants
Plan International
PODKREPA Youth Network
Polska Fundacja im. Roberta Schumana
POLSKA RADA RUCHU EUROPEJSKIEGO
Project AWARE
Protos
Public Institution Roma Community Centre
Quercus- Associação Nacional de Conservação da Natureza
Radio Afrika TV
RES asbl
Rangers d’Italia
Roma Active Albania
Roma Association Zagreb and Zagreb County
Save the Children
Sciaena
Seas At Risk
ŠENT – Slovenian Association for Mental Health
SEO/BirdLife
ShareAction
SIGEA – Società Italiana di Geologia Ambientale
SLOGA, Slovenian NGDO platform for development cooperation and humanitarian aid
Social Platform
Social Firms England
Society for Sustainable Development Design
SOLETERRE ONLUS
Soroptimist International Great Britain & Ireland
SOS/BirdLife Slovakia
Stichting Ocan
Stop TAFTA Luxembourg
Terre des Hommes
The Cezch Helsinski Committee
The Finnish NGDO Platform to the EU, Kehys
The Latvian Anglers Association
The Oslo Times
The Salvation Army, EU Affairs Office
Transparency International EU
Transport & Environment
Touring Club Italiano – TCI
TURKEY RETIRED PERSONS
Türkiye emekliler derne?i
UIL
UNI Europa
Union Sindical Obrera (USO)
UNITEE
VAM Foundation (women and labormarket)
VAS – Verdi Ambiente e Società
Vogelbescherming Nederland
Volonteurope
WECF
WECF France
Whale and Dolphin Conservation
Women for Water Partnership
Women’s international league for peace and freedom/WILPF
World Future Council
World Vision
WWF European Policy Office
WWF-Belgium
Youth for Human Rights Denmark
Zeleni Osijek
Zero Waste International