Dy organizatat që përfitojnë nga instrumenti i Granteve të Vogla për Projekte

KCSF është e lumtur të prezantojë dy organizatat që përfitojnë nga instrumenti i granteve të vogla për projekte, në kuadër të programit EJA Kosovë.

Youth Association for Human Rights YAHR, në Komunën e Lipjanit dhe atë të Shtimes do të synojë demokratizimin e institucioneve lokale dhe mobilizimin më efektiv të qytetarëve për të marrë llogari prej të zgjedhurve të tyre.

Iniciativa e paregjistruar – Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Pejë – (RrOK Peja) do të avokojë për një qeverisje lokale më transparente dhe të hapur ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe do të përfshijë më shumë të rinj e të reja në proceset vendimmarrëse.

#EJAKosovë është program i KCSF-së i cili aktualisht bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.