ÇMIMET E DSP-SË

Projekti për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP ), i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka për qëllim përkrahjen e nismave, projekteve apo aktiviteteve që rrjedhin nga shoqëria civile, por edhe të atyre që vijnë nga institucionet akademike dhe organizatat profesionale me potencial për t’i kontribuar ndryshimeve domethënëse të shoqërisë civile në nivel shtetëror dhe lokal. Për t’i promovuar nismat e suksesshme që kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë, DSP jep çmime për individët ose organizatat/entitetet e dalluara në secilën prej fushave programore. DSP fton të gjithë të interesuarit për të nominuar personat apo organizatat (duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, rrjetet formale dhe joformale, mediat, institucionet akademike dhe agjencitë e pavarura), për të cilat konsiderojnë se kanë të arritura të jashtëzakonshme në fushat e DSP-së. Për informata më të hollësishme, si dhe për të shkarkuar formularin për nominim, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të DSP-së www.kcsfoundation.org/dsp