BASHKËPUNIMI MES SHOQËRISË CIVILE DHE QEVERISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN ~ PRISHTINË, 21 TETOR 2010

KCSF, në bashkëpunim me Ministrisë për Integrim Europian dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës nga shtetet e rajonit, do të prezentojë dokumentin e politikave që synon të propozojë format konkrete të bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe kësaj ministrie në procesin e Integrimit Europian.
Të ftuar do të jenë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike relevante , të cilët me pjesëmarrjen e tyre do të kontribuojnë në diskutimin e rrugës dhe mënyrave të bashkëpunimit që do të duhej të inicioheshin dhe zbatoheshin nga Ministria për Integrim Europian.