ASISTENCA FINANCIARE E BE-SË PËR KOSOVËN (IPA II) 2014 – 2020

Asistenca Financiare e BE-së për Kosovën (IPA II) 2014 – 2020

Kosova përfiton nga asistenca financiare eparaanëtarsimit të BE-së të njohur si IPA. Në periudhën 2007-2013 Kosovaka përfituar rreth 630 milion Euro ose mesatarisht rreth70 milion EUR në vit. Gjatë kësaj periudhe Kosova ka përfituar ngakomponenta e parë – asistenca në tranzicion dhe ndërtimi institucionaldhe ajo e dytë – bashkëpunimi ndër –kufitar. Ky instrument kryesisht kapërkrahur sundimin e ligjit, përafrimin e legjislacionit me atë tëBE-së, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e sektorit privat dhereformën e administratës publike. Deri më tani Kosova është vendi mepërkrahjen më të lartë në rajon sa i përket ndihmës për numër tëbanorëve.

Duke u bazuar në perspektivën e anëtarësimit BE-ja ka vendosur tëvazhdojë përkrahjen vendeve të rajonit, përfshirë edhe Kosovës, përmesInstrumentit të Para-Anëtarësimit IPA II. Në draft rregulloren e IPA IIKomisioni Europian ka paraparë rreth 1.4 miliardë EUR për periudhën 2014 – 2020 ndërsa për Kosovën është paraparë një shumë prej rreth 70 milion EUR në vit apo gjithsej rreth 500 milion EUR për këtë periudhë 7 vjeçare.IPA II do të përkrah zbatimin e reformave politike si dhe zhvilliminsocio-ekonomik në mënyrë që të përgatitet vendi për fazat e ardhshmedrejt anëtarësimit.

Për të planifikuar këtë asistencë BE-ja është duke e përgatitur Dokumentin Strategjik të Kosovës 2014 – 2020 (Ang: Country Strategy Paper) që do të përcaktoj prioritetet epërkrahjes për 7 vitet e ardhshme. Synimet e përcaktuara në këtëdokument do të ndihmojnë arritjen e qëllimeve specifike të rregulloresIPA II duke u koordinuar më mirë me donatorët tjerë dhe duke ndjekur njëqasje komplementare përgjatë sektorëve të ndryshëm. Progresi i arriturdo të matet përmes indikatorëve të paracaktuar dhe do të bëhet vlerësimii performancës. Vendet që do të tregojnë kapacitete më të miraabsorbimi dhe zbatim të projekteve do të përfitojnë më shumë. Kydokument strategjik do të alokoj resurset financiare për arritjen eobjektivave duke definuar programet, fushat dhe sektorët për mbështetje.

Përkrahja për Kosovën nga IPA II është paraparë të mbuloj këto tri fusha prioritare:

  • Procesi i tranzicionit dhe ndërtimi institucional (TAIB);
  • Zhvillimi regjional (RD);
  • Zhvillimi rural dhe bujqësor (ARD).

Në kuadër të fushës së parë asistenca është paraparë të përkrah sundimin e ligjit. Ndërtimi institucional poashtu është paraparë të përkrahet përmes prioritetit të parë. Kjo do të bëhet në formë të projekteve të veçanta. Brenda prioritetit të dytë fokusi i përkrahjes do të jetë energjia duke mos lënë anash edhe fushat që ndërlidhen me energjinë sikur ndikimi në ambient. Derisa në nivel projektesh përkrahja do të jetë e drejtuar kah zhvillimi socio – ekonomik. Prioriteti i tretë do të përkrah zhvillimin bujqësor duke u fokusuar në cilësinë e ushqimit.

IPA II poashtu do të përkrah edhe projekte që janë jashtë tri fushave prioritare si projekte të:   1) përafrimit me acquis communautaire; 2) përkrahjes së temave praktike brenda dialogut Kosovë – Serbi; 3) pjesëmarrjes në programet komunitare të BE-së; 4) përkrahjes për identifikim, formulim dhe planifikim të projekteve e programeve dhe 5) përkrahjes së masave për zbatim, monitorim dhe auditim të IPA programit. Poashtu, IPA II përmban një fleksibilitet duke dhënë mundësinë e përkrahjes së rasteve të paparashikuara që janë rezultat i zhvillimeve në Kosovë në raport me agjendën e anëtarësimit në BE.

Tabela më poshtë është pasqyrë krahasuese e përkrahjes nga IPA I dhe IPA II përgjatë sektorëve prioritarë.

Fusha Sektorët PrioritarëAlokimi i propozuar nga IPA IIAlokimi ngaIPA I
Asistenca në Tranzicion dhe Ndërtimit InsitucionalSundimi iLigjit20%23%
Ndërtimi Institucional / Qeverisja e mirë15%11%
 Zhvillimi Regjional  Zhvillimi socio – ekonomik30%30%
 Ambienti  dhe energjia15%10%
 Zhvillimi rural dhe bujqësorBujqësia dhe cilësia e ushqimit20%10%
 Të tjera   16%
GJITHSEJ 100%     100%

Rregullorja për IPA II pritet të aprovohet nga Këshilli i BE-së në fund të vitit 2013. Dokumenti Strategjik pë rKosovën 2014 – 2020 (CSP) është në verzionin e një drafti dhe pritet të finalizohet në Janar 2014 dhe të aprovohet nga mesi i vitit të ardhshëm. Programi vjetor IPA 2014 gjatë vjeshtës së vitit 2013 do të bëjë identifikimin e projekteve konkrete dhe do të aprovohet nga mesi i vitit 2014. Prokurimi i projekteve të financuara nga programi vejtor IPA 2014 nuk do të filloj para mesit të vitit 2015 derisa zbatimi i tyrenë vitin 2016.