Kontakt: tesa.kabashi@kcsfoundation.org

Tesa Kabashi është studente e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, aktualisht në vitin e fundit të studimeve. Gjatë viteve të fundit ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme hulumtuese dhe kulturore, dhe ka fokus të vecantë në fushat kulturore, vizuele dhe artistike. Angazhimi i saj në avokim dhe aktivizëm ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, duke i udhëhequr përpjekjet e saja si në aspektin akademik ashtu edhe personal.