Hyrije Mehmeti është pjesë e shoqërisë civile që nga viti 2014 dhe nga shkurti 2023 iu bashkua ekipit të KCSF-së, ku shërben si Specialiste për Marrëdhënie me Publikun/Komunikim në Programin për Angazhim Qytetar, një program pesëvjeçar i zbatuar në partneritet me misionin e Usaid në Kosovë. E diplomuar për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po ashtu shërben si asistente në Departamentin e Gazetarisë, në universitetin e lartpërmendur. Ajo është autore dhe bashkëautore e raporteve dhe buletineve të ndryshme të botuara gjatë punës për shoqërinë civile. Në vitin 2018, znj. Mehmeti ishte pjesë e Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve (IVLP), programi kryesor i shkëmbimit profesional i Departamentit të Shtetit të ShBA. Ndërkohë që nga viti 2019, ajo ka shërbyer gjithashtu si mentore në punëtori të ndryshme të programeve Ponder, Podium dhe Upshift.