Anëtarët e EVG-së do t’i vlerësojnë propozimet në dy faza: 1) Vlerësimi fillestar i bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të dorëzuara nga aplikantët, dhe 2) Vlerësimi përfundimtar pas intervistave publike Të gjithë aplikantët që e kanë kaluar kontrollin administrativ do të vlerësohen nga EVG-ja. Aplikacionet do të vlerësohen në pesë kategoritë e mëposhtme: 1) Cilësia e aplikacionit dhe rëndësia; 2) Niveli i përfshirjes së qytetarëve/grupeve të synuara në punën e organizatës/iniciativës; 3) Niveli i kapacitetit organizativ dhe qeverisja e brendshme; 4) Rëndësia e përvojës paraprake; 5) Efektiviteti i kostos së buxhetit të propozuar. Përveç kësaj, përmes kontrollit nga KCSF-ja dhe të drejtës së vetos nga donatorët, procesi i vlerësimit do të sigurojë që ndërhyrjet e financuara të mos përkojnë me ndërhyrje të ngjashme të përkrahura nga KCSF-ja ose donatorët e saj, të mos kenë buxhete me   kosto joefektive, dhe që nuk zbatohen nga aplikantë që kanë përvojë jo të mirë të zbatimit të granteve  të mëhershme të financuara nga KCSF-ja ose donatorët e saj. Kategoritë e përgjithshme, të cekura më lart, mund të përshtaten në rast të instrumenteve specifike. Peshimi i kategorive duhet t’i shërbejë qëllimit specifik të instrumentit dhe thirrjes. Çdo anëtar i EVG-së i vlerëson aplikacionet sipas kërkesave të përcaktuara në Udhëzimet për Vlerësimin e Aplikacioneve. Vlerësimi i secilit anëtar të EVG-ja ka të njëjtën peshë. Për secilin instrument ekziston një prag minimal i pikëve nga vlerësimi fillestar që është i nevojshëm që aplikacioni të konsiderohet për listën e ngushtë. Të gjitha aplikacionet që e kalojnë pragun e përcaktuar, si dhe gjysmën e pikëve në dispozicion (50%) në secilën prej kategorive kryesore të vlerësimit, përzgjidhen në listën e ngushtë për fazën tjetër të vlerësimit, d.m.th. për intervista publike.