Secili aplikant merr përgjigje lidhur rezultatin nga procesi i vlerësimit  të aplikacionit të tyre. 1) Faza e parë – Secili aplikant i pasuksesshëm njoftohet me shkrim për vlerësimin e përgjithshëm (pikët e përgjithshme) dhe mundësinë për të kërkuar sqarime. Kërkesat për sqarime duhet të bëhen brenda dy ditëve të punës pas marrjes së njoftimit nga KCSF-ja. 2) Faza e dytë (Sqarimet) – Të gjithë aplikantët që kërkojnë sqarime do të njoftohen për rezultatet e arritura në kategoritë e vlerësimit, si dhe për mundësinë për të kërkuar sqarime shtesë brenda dy ditëve të punës pas marrjes së sqarimeve nga KCSF-ja. 3) Faza e tretë (Sqarimet shtesë) – Të gjithë aplikantët që kërkojnë sqarime shtesë do të njoftohen për komentet e detajuara të bëra nga secili vlerësues duke ndjekur strukturën e kategorive të vlerësimit, si dhe për mundësinë për të paraqitur ankesë zyrtare brenda dy ditëve të punës pas marrjes së këtyre sqarimeve nga KCSF-ja. Përjashtim nga ky rregull bën instrumenti i Çmimit për Demokraci, me ç’rast, aplikantët e pasuksesshëm njoftohen për rezultatin e nominimit të tyre pa ndonjë mundësi për sqarim ose ankesë