1.A kemi të drejtë të aplikojmë si organizatë e re? Në vitin 2025 nuk kemi pasur fonde, por nga viti 2026 jemi të financuar nga institucionet lokale dhe donatorë ndërkombëtarë. 

      Ju njoftojmë se nuk ka kufizim sa i përket kohëzgjatjes së themelimit të organizatës, dhe as kërkesë për fonde paraprake për të aplikuar në këtë thirrje. Si rrjedhojë, organizatat e sapo themeluara kualifikohen për aplikim, nëse i përmbushin kriteret e tjera të përcaktuara në thirrje. Përinformata më të detajuara mbi kategoritë e OJQ-ve të cilat kualifikohen për aplikim, ju inkurajojmë të konsultoni udhëzuesin për aplikim.

      2.Ne jemi një organizatë e sapo themeluar, aktualisht në fazat e hershme të zhvillimit, dhe jemi të interesuar të aplikojmë përGrantin për Zhvillim Organizativ me qëllim të forcimit të sistemeve tona të brendshme dhe dokumentacionit organizativ. Do të vlerësonim nëse mund të na ofroni informata lidhur me formularët e detyrueshëm të aplikimit dhe dokumentet mbështetëse, si dhe çdo udhëzim apo kërkesë shtesë që aplikantët duhet të kenë parasysh gjatë përgatitjes së aplikacionit. Çdo orientim do të ishte shumë i vlefshëm për ekipin tonë. 
       

        Ju lutemi referojuni thirrjes së hapur: Grantet për Zhvillim Organizativ, ku mund të gjeni informata të detajuara rreth procesit të aplikimit, kritereve të pranueshmërisë, formularëve të nevojshëm dhe dokumenteve mbështetëse. 

        Udhëzimet për aplikim janë të përfshira në dokumentin “Udhëzuesi për Aplikim”, i cili është i qasshëm në të njëjtin link. 

        Ju rekomandojmë ta shqyrtoni me kujdes udhëzuesin, pasi ai përmban të gjitha informatat dhe sqarimet relevante lidhur me procesin e aplikimit. 

        Nëse, pas shqyrtimit të udhëzuesit, keni pyetje shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.