1.A kërkohet 15% të buxhetit total apo vjetor të destinohet për zhvillim organizativ? 

15% e buxhetit total të propozuar.

2.Sa përqind e buxhetit mund te jetë për kosto të stafit, dhe a mund të paraqesim kërkesa per cost sharing me projekte tjera? 

Përvec kategorisë për zhvillim organizativ ku është caktuar limiti 15%, për kategoritë e tjera nuk ka ndonjë limit. Sa i përket bashkëfinancimit, në shabllonin për buxhet tek kolonat përkatëse mund të vendosni përqindjen e financimit të kërkuar nga EJA dhe përqindjen e siguruar nga donatorë të tjerë për secilin aktivitet. 

3.Ku mund t‘i marrim shabllonet e domosdoshme për aplikim (korniza logjike, buxheti, formulari i aplikimit etj)? 

Shabllonet e kërkuara janë të qasshme në website-in e KCSF-së tek thirrja për Grante Institucinale gjithashtu edhe në formën për aplikim online. 

4.Për organizatat që kanëqenë përfituese më parë nga EJA ku duhet ta dëshmojmë  progresin/rezultat te fazes së mëparshme? A e elaborojmë në projekt propozim, apo pritet të ofrohet ndonjë dokument/dëshmi shtesë? 

Nëse jeni përfitues të mëparshëm të Granteve Institucionale nga KCSF-ja, pritet të demonstroni një trend pozitiv të zhvillimit si në aspektin e kapaciteteve të brendshme ashtu edhe në strategjinë programore, sipas qëllimeve dhe objektivave të mbështetjes së mëparshme institucionale. Kjo duhet të elaborohet në kapitullin 9 (Përvoja e mëparshme me KCSF) të formës së aplikimit online.  

5.15% e buxhetit total a është për shpenzime administrative apo paga? 

Përvec kategorisë për zhvillim organizativ ku është caktuar limiti 15%, për kategoritë e tjera nuk ka ndonjë limit. 

6.Lidhur me ndërhyrjet që kanë varësi ose nevojë për aprovim institucional, a mundet me iu bashkangjitë aplikimit dhe a vlerësohet pasja e ndonjë letërpëlqimi ose përkrahjeje për projektin nga institucionet relevante në fazën e aplikimit? 

Duke marrë parasysh kontekstin në të cilin zhvillohet bashkëpunimi i ndërhyrjeve të shoqërisë civile me institucionet, dorëzimi i një letërpëlqimi në fazën e aplikimit nuk është i domosdoshëm. E rëndësishme është që organizata të paraqesë një shpjegim rreth asaj se sa ka potencial të realizohet bashkëpunimi në fjalë dhe sa rrezikohet ndërhyrja në rast se nuk arrihet bashkëpunimi me institucionin përkatës. Pra, fokusi duhet të vihet te aplikacioni, sidomos te arsyeshmëria dhe mundësitë për realizimin e ndërhyrjeve të propozuara dhe jo te dokumentet shtesë. 

7.Përveç maturisë strategjike, ekspertizës dhe kapacitetit, a ka ndonjë kriter se si e vlerësoni nëse një organizatë konsiderohet e konsoliduar: psh. vitet e operimit, buxheti i operimit apo numri i punëtorëve? 

Të gjitha aspektet e aplikimit janë të definuara tek kriteret e kualifikueshmërisë për aplikim, në udhëzuesit për aplikim për grante institucionale. Gjithashtu, tek pjesa e përvojës relevante në aplikacion kërkohet që në mënyrë të thuktë të dëshmohet përvoja e organizatës, sukseset e arritura dhe ekspertiza e organizatës, e që është komplementare me të gjitha kërkesat e tjera. Në këtë mënyrë si pjesa programore ashtu edhe qëndrueshmëria e organizatës vlerësohen në bazë të kritereve, përgjigjeve dhe dëshmive/dokumenteve të kërkuara përgjatë gjithë formularit për aplikim. 

8.Lidhur me gjuhën e plotësimit të aplikacionit.  Në qoftë se regjistrohemi në gjuhën shqipe në platformë,  a mund ta plotësojmë aplikacionin në gjuhën  angleze? 

Jo, nuk është e mundur të plotësoni aplikacionin në një gjuhë tjetër ndryshe nga ajo në të cilën është regjistruar llogaria juaj. Nëse dëshironi të ndryshoni gjuhën e aplikimit, duhet të na dërgoni një email në eja@kcsfoundation.org. Pastaj, do të merrni konfirmimin se mund të hapni një llogari të re në gjuhën në të cilën dëshironi të plotësoni aplikacionin.