1.  Te pika ku shkruan “blerja e paisjeve”, a është fjala për paisje për nevoja të organizatës apo për nevoja të projektit?

Sa i përket “blerjes së pajisjeve”, ato konsiderohen shpenzime të papranueshme për pajisjet për nevoja të organizatës. Ndërsa nëse kërkohen pajisje të tjera, atëherë ato duhet të jenë në shërbim të iniciativës dhe për përdorim të përfituesve.

2. Ju lutem na sqaroni nëse 20% bashkëfinancim kërkohet brenda shumës apo shtesë grantit? 

Kërkohet që së paku 20% e buxhetit të përgjithshëm të sigurohet me bashkëfinancim konform kritereve të thirrjes. Për ilustrim, nëse shuma totale e nevojshme për realizim të iniciativës është 6,000 EUR së paku 1,200 EUR duhet të sigurohen përmes bashkëfinancimit, ndërsa për pjesën e mbetur të shumës mund të kërkohet mbështetje përmes grantit.

3. A mund të aplikojnë edhe kompanitë mediale, të regjistruara si kompani private?

Kompanitë mediale mund të jenë pjesë e partneritetit, mirëpo aplikanti dhe zbatuesi kryesor duhet të jetë OJQ aktive e regjistruar në Kosovë.

4. Kur është afati i fundit për aplikim për “Grante për Partneritet”?

Thirrja për aplikim për “Grante për Partneritet” mbetet e hapur ndërsa vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet në baza tre-mujore.