“Institucionet dhe vendimmarrja në Bashkimin Europian” ishte tema me të cilën nisën punimet për modulin vjeshtor të Shkollës për Integrim Europian nga KCSF. E organizuar përgjatë datave 26-27 shtator 2016, kjo punëtori u soll para pjesëmarrësve nga njohësi i shquar i fushës, Gentian Elezi.
Përgjatë kësaj punëtorie dyditore, pjesëmarrësit u njohën nga afër me Bashkimin Europian si koncept, u shpalos historiku i zhvillimit të BE-së, struktura organizative, institucionet, procesi i vendimmarrjes dhe perspektiva e BE-së drejt së ardhmes. Punëtoria e radhës me temë
Punëtoria e radhës me temë “Korniza legjislative e BE-së” do të mbahet më 18-19 tetor 2016.