Sikurse edhe në vitet e kaluara, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka dhënë kontributin e vet me shkrim për Raportin e Progresit tëKomisionit Europian të vitit 2013. Pas kontributit fillestar të dërguarnë prill 2013, KCSF ka dërguar kontributin përfundimtar që mbulon zhvillimet nga fillimi i tetorit 2012 deri në fund të korrikut 2013. Nëpërputhje me misionin e vet, kontributi fokusohet në zhvillimet nëfushën e shoqërisë civile dhe çështjet kryesore në marrëdhëniet BE –Kosovë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal.
Kontributi i KCSF-së për raport të progresit është për kapitujt si më poshtë:
2.1 Demokraci dhe sundim i ligjit, Qeveri, Administratë Publike
2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave, të drejtat civile dhe politike
2.3 Çështje rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) e jep kontributin e vet përRaportin e Progresit të KE në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile,si dhe të çështjeve kryesore rreth marrëdhënieve në mes të BE-së dheKosovës, përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal. Kontributi i KCSF-së dot’i mbulojë vetëm zhvillimet për periudhën e raportimit, duke filluarnga muaji tetor 2012 deri në fund të muajit korrik 2013.