Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.
KCSF kërkon zyrtar(e) për ndërlidhje me grupe të qytetarëve (outreach officer), për punësim me orar të plotë.
Kandidatët(et) e interesuar(a) duhet të kenë:
- Mbaruar shkollimin e lartë, të paktën në nivelin bachelor, në drejtimet e shkencave shoqërore, ose minimalisht 5 vite përvojë relevante në mungesë të shkollimit të lartë;
- Njohuri të thellë të zhvillimeve socio-ekonomike, proceseve të demokratizimit, aktivizmit qytetar dhe shoqërisë civile në Kosovë;
- Përvojë të konsiderueshme të prezantimit në publik dhe komunikimit me palët e interesit;
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
- Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e njejta në gjuhën serbe do të konsiderohen përparësi;
- Marrëdhënie të mira me shoqërinë civile në Kosovë dhe ti ndërtojnë ato;
- Vullnet për punë në teren dhe me grupe të komunitetit, qasje pro aktive dhe aftësi për vetorganizim të aktiviteteve me palët e interesit;
- Gatishmëri për punë ekipore dhe për angazhim në disa detyra njëkohësisht;
- Gatishmëri për t’u angazhuar në temat e fushëveprimtarisë së KCSF-së; dhe
- Kenë leje të vozitjes, kategoria B.
Përparësi do të kenë kandidatët(et) që kanë:
- Përvojë të dëshmuar paraprake në pozita të ngjashme, preferohet të paktën 3 vite; dhe,
- Punime, analiza e raporte të publikuara nga fusha e shoqërisë civile.
Zyrtari(ja) do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Vendos dhe mirëmban kontakte të rregullta me organizata të shoqërisë civile, përfshirë nisma të paregjistruara dhe aktivistë individualë, në fushat e përkrahjes nga grantet e KCSF-së për shoqëri civile;
- Identifikon mundësi për përkrahje të nismave të shoqërisë civile nga grantet e KCSF-së për shoqëri civile;
- Planifikon, propozon, zbaton dhe menaxhon aktivitete informuese mbi mundësitë e përkrahjes nga programi i KCSF-së për grante për shoqëri civile;
- Jep kontribut aktiv në zhvillimin, zbatimin dhe rishikimin e programit;
- Analizon kanalet e komunikimit për target grupe të ndryshme dhe siguron që promovimi i mundësive për përfitim nga grantet e KCSF-së janë të përshtatshme për target grupet e ndryshme;
- Identifikon trendet kryesore nga dokumentet e aplikimit dhe raportimit të grantistëve dhe mbledh informata të strukturuara për rishikime të brendshme të programit;
- Siguron që puna në terren komunikohet drejt publikut dhe përkrah me informata promovimin e përgjithshëm të punës së KCSF-së, sidomos me informata prej grantistëve të KCSF-së;
- Organizon dhe menaxhon aktiviteteve e prezantime të ndryshme publike të KCSF-së;
- Komunikon dhe këshillohet rregullisht me kolegë(e) dhe mbikëqyrës(e); dhe,
- Udhëton rregullisht nëpër Kosovë, dhe nëse ka nevojë edhe jashtë saj.
Të gjithë kandidatët(et) e interesuar duhet të aplikojnë përmes formularit në vegzën në vijim: www.surveymonkey.com/r/znderlidhje, deri më 9 shkurt 2020. N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti shtes?.
KCSF synon që të angazhojë një zyrtar(e) për ndërlidhje me grupe të qytetarëve, duke filluar prej muajit mars ose prill 2020. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidatët(et) e përzgjedhur(a).
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).