Data: 01- 03 dhjetor (Sesioni i parë) | 14 – 16 dhjetor (Sesioni i dytë) |
Ora: 09:00 – 12:00 | Platforma: Zoom
Trajnimi “Menaxhimi dhe Raportimi Financiar” ofrohet online, përgjatë dy sesioneve, me nga tre ditë trajnim. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve në raportim financiar dhe auditim. Po ashtu, të zhvilloj njohuritë dhe aftësitë për menaxhim financiar me parimet dhe teknikat e kostos dhe me elementet e kontabilitetit menaxherial të cilat përdoren për të bërë dhe mbështetur vendimmarrjen.
Në këtë trajnim do të elaborohen temat si: kontabiliteti financiar, kontabiliteti menaxherial, ligjet dhe tatimet në Kosovë, si dhe auditimi. Pjesëmarrësit do të mund të demonstrojnë aftësitë në përdorimin e teknikave të hyrjeve të dyfishta, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare elementare.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve:
- Të drejtë aplikimi kanë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e raportimit financiar dhe auditimit.
Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit
- Aplikimi bëhet duke klikuar KËTU
- Aplikantët duhet të kenë parasysh që pozita e tyre e punës në organizatë duhet të jetë e ndërlidhur me fushën e trajnimit (menaxherë financiar, kontabilistë, menaxherë të projekteve që kanë përgjegjësi financiare të projektit apo personel i administratës).
Përzgjedhja e pjesëmarrësve
KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet (20) aplikantëve nga organizata të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit. Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.
Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.
Ligjëruesja
Melita Ymeraga– bashkëthemeluese e kompanisë Melita&Partners. Përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e kontabilitetit dhe mbi 9 vjeçare në fushën e sistemeve financiare, e bën Melitën të dallohet si lidere pasiononte dhe inovative në inkorporomini e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave dhe kontabilitetit për të gjitha industritë, me theks të veçantë firma kontabiliteti dhe OJQ.
Që nga viti 2010, ka udhëhequr mbi 700 biznese/organizata drejtë avancimeve në sistemet për menaxhimin e financave duke kontribuar kështu në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të tyre si dhe profesionit të kontabilistit dhe auditorit në përgjithësi.
Afati i fundit për aplikim është 25 nëntor 2020.
Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.
Përkrahur nga: