Korniza ligjore e Kosovës për filantropinë individuale dhe korporative mbetet një pengesë në zhvillimin dhe nxitjen e mëtejshme të këtij ekosistemi. Qeveria dhe shoqëria civile janë dakorduar për rëndësinë e një mjedisi favorizues për filantropinë kundrejt zhvillimit të shoqërisë civile, në përgjithësi, dhe veçanërisht në mbështetjen e nismave komunitare dhe çështjeve të së mirës publike.
Duke u bazuar në studimet ekzistuese për filantropinë të kryera në Kosovë, KCSF dhe Qendra Evropiane për Ligjin Jo-për-përfitim (ECNL) do të hartojnë një vlerësim të mjedisit ligjor dhe rregullator në lidhje me filantropinë në Kosovë. Dokumenti synon të prodhojë një analizë gjithëpërfshirëse dhe shumë-shtresore të pengesave kryesore që pengojnë zhvillimin e filantropisë në Kosovë dhe aftësisë – kryesisht të shoqërisë civile – për të nxitur argumente rreth vlerës së përgjithshme dhe ndikimit të zhvillimit të filantropisë në Kosovë. Raporti i analizës do të shërbejë si bazë për të iniciuar një dialog të politikave që promovon një kulturë të dhurimeve individuale dhe të korporatave për kauzat e së mirës publike.