Mbi 40 të rinj dhe të reja nga fshati Balaj i Ferizajt, janë përfshirë në punë dhe aktivitete vullnetare përmes “Programit të rinisë aktive në fshatin Balaj- Rri’ON”. Ky projekt është iniciativë e Granit Sadikut, të cilën e ka zbatuar për gjashtë muaj përmes Grantit për Vullnetarizëm në këtë lokalitet.
Ata/ato përmes lojës dhe aktiviteteve kanë bërë identifikimin dhe hartimin e nevojave të komunitetit si dhe janë angazhuar drejt gjetjes së zgjidhjeve apo minimizimit të problemeve të fshatit. Programi ka arritur të kontribuojë tek të rinjtë/rejat edhe në zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive si: mendimi kritik, aftësimi profesional, komunikimi, shkathtësitë sociale, marrja e vendimeve, lidershipi si dhe ngritja e vetëdijes për qytetarinë aktive.
Grantet për Vullnetarizëm ofrohen në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
-Rri’ON
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë