Përtej mbështetjes, skemat e ngritjes së kapaciteteve të KCSF-së na mundësuan të konsolidojmë organizatën tonë dhe na dhanë shkathtësitë që ishin shumë të nevojshme në atë fazë. Ne pozicionuam Rrjetin e Organizatave Kulturore (RrOK) si homolog të institucioneve lokale dhe qendrore dhe hartuam Strategjinë komunale për kulturë 2017-2020. Kjo hodhi themelet për koordinimin e mëvonshëm të Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit nga RrOK, duke e vendosur atë si një aktor kyç në politikëbërje dhe procese demokratike rreth kulturës dhe trashëgimisë. Tani është viti 2018 dhe kemi një program dhe një hapësirë që vizitohet nga mbi 25,000 njerëz, në dispozicion për më shumë se 60 organizata jofitimprurëse. Kinemaja po kthehet sërish në pronësi publike dhe po numërojmë mbrapsht deri në rivitalizimin e plotë të saj për vitin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur të shikoj në të kaluarën dhe të shoh se si besimi që na dha KCSF-ja ndihmoi mbijetesën tonë dhe na lejoi të kontribuojmë në fuqizimin e skenës dhe iniciativave rreth hapësirave dhe rrjeteve kulturore.

-Ares Shporta
Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Lumbardhi