Shkolla për Aktivizëm

Shkolla për Aktivizëm është një program vjetor i ngritjes së kapaciteteve që do të shërbejë si një hapësirë
për edukimin profesional të OSHC-ve dhe rritje të aktivizimit e cila ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive,
dhe rritjen e kompetencës së OShC-ve të vogla, të mesme, dhe me bazë në komunitet për të rritur
prezencën e tyre në komunitetin në të cilën operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur
parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës. Kurrikula dhe ofrimi i programit është hartuar duke
përdorur një qasje holistike ku OSHC-të e përzgjedhura do të marrin pjesë në trajnime dhe seminare për
ngritjen e kapaciteteve mbi (1) Qeverisjen e brendshme dhe menaxhimin financiar (2) Integrimin gjinor (3)
Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritje të fondeve (4) Avokimin pjesëmarrës dhe (5)
Teknikat e mobilizimit të komunitetit.


Çdo vit një grup prej 20 deri 25 OSHC që përfaqësojnë komunitete të ndryshme, nga rajone të ndryshme
gjeografike do të përzgjedhen për të ndjekur shkollën bazuar në kriteret m.

  • Të jenë Organizatë e Shoqërisë Civile, të regjistruara në Kosovë;
  • Të jenë Organizatë e Shoqërisë Civile që veprojnë kryesisht në nivel lokal;
  • Të ketë aktivitet në komunitet dhe/ose interesim për përfshirje të qytetarëve/eve në punën e
    organizatës;
  • Të kenë identifikuar si nevojë zhvillimin e dokumenteve të ndryshme të brendshme në përmirësimin e procedurave dhe rregulloreve për funksionim të organizatës

Rezultati:

Me pjesëmarrjen e OSHC-ve në Shkollën e Aktivizmit, çdo OShC pjesëmarrëse do të jetë në gjendje:

  • Të kuptojë më mirë organizimin, qeverisjen së brendshme menaxhimin financiar
    të organizatës;
  • Të përdorë forma dhe mjete të përshtatshme për identifikim të nevojave të komunitetit për të cilin
    angazhohen;
  • Të hartojë një strategji apo plan të qartë të aktivitetit për realizim të qëllimeve të organizatës;
  • Të përfshijë integrimin gjinor në kuadër të aktiviteteve të të brendshme dhe me palë të jashtë organizatës;
  • Të krijojë strategji më të mirë për ngritjen e fondeve, planifikimin dhe implementimin e projektit;
  • Të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes, në nivel lokal dhe qendror, me njohuri më të mira të
    metodave të avokimit pjesëmarrës;
  • Të kuptojë më mirë dhe të jetë më kompetente në aplikimin e teknikave të mobilizimit të komunitetit;
  • Krijojnë rrjet të organizatave dhe bashkëpunim me grupe të ndryshme për interesat dhe qëllime të
    përbashkëta të organizatës.
    Gjatë pjesëmarrjes në Shkollën për Aktivizëm dhe pas përfundimit të Shkollës pjesëmarrësit do të kenë
    mundësinë të përfitojnë:
  • Mentorim dhe këshillim të vazhdueshëm nga ekspertë të angazhuar nga Qendra për adresim dhe
    avancim të çështjeve specifike të organizatës;
  • Rrjetëzim dhe bashkëpunim me organizata tjera të shoqërisë civile për angazhim të përbashkët në nisma
    avokuese, adresim të nevojave të komunitetit, etj.

    Metodologjia:
  • Ligjërata
  • Prezantime
  • Ushtrime
  • Vizita në terren
  • Detyrë individuale dhe grupore
  • Materiale vizuale
  • Folës të ftuar