Përmes Çmimit për Demokraci që ndahet në baza vjetore, EJA Kosova njeh kontributet e jashtëzakonshme për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe promovon rastet dhe modelet që duhet ndjekur. Çmimi për Demokraci ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave joqeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit qytetar, si dhe përpjekjeve për llogaridhënie dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave publike që çojnë në ndryshime shoqërore.

Përmes Çmimit për Demokraci, KCSF gjithashtu synon të nxisë vëmendjen për arritjet e iniciativave në fushën e angazhimit qytetar, të domosdoshme për promovimin e demokracisë pjesëmarrëse, dhe të shpërblejë ato iniciativa qytetare që kanë kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e demokracisë në jetën publike dhe vendimmarrjen institucionale.

Nominimet do të vlerësohen nga Ekipi për Vlerësimin e Granteve (EVG) sipas kritereve më poshtë:

Ju ftojmë të nominoni kandidatët tuaj për edicionin 2024 të Çmimit për Demokraci, deri më 14.02.2025, ora 23:59.

Për informata të hollësishme për kriteret e nominimit dhe për të shkarkuar formularin për nominim, vizitoni webfaqen e KCSF-së www.kcsfoundation.org ose na shkruani në eja@kcsfoundation.org


Për informata të hollësishme për kriteret e nominimit dhe për të shkarkuar formularin për
nominim, vizitoni webfaqen e KCSF-së www.kcsfoundation.org ose na shkruani në eja@
kcsfoundation.org.