Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizoi trajnimin dy ditor “Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës” më 18 dhe 19 shkurt 2015, në Prishtinë.
Pjesëmarrësit e trajnimit u pajisen me njohuri rreth legjislacionit tatimor në Kosovë, formave të raportimit dhe obligimeve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, përfshirë: tatimin në paga dhe kontribute pensionale; tatimin në qira, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe tatimi në Korporata; dhe deklarimin elektronik i tatimeve dhe kontributeve pensionale (EDI).
Trajnimi u mbajt në gjuhën shqipe dhe u ofrua falas.
Ky aktivitet ishte pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të Qendrës së KCSF-së të financuar nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë.