U MBAJT PUNËTORIA “PËRVOJAT E MEDIEVE NË RAPORTIMIN MBI BASHKËPUNIMIN RAJONAL”

Sot, më 7 mars 2014, KCSF në partneritet me Këshillin Britanik, mbështetur nga projekti “KS talks EU”, organizoi punëtorinë “Përvojat e medieve në raportimin mbi bashkëpunimin rajonal” si një mundësi për të mbledhur një gamë të përfaqësuesve të medieve të Kosovës të cilët merren me çështje të bashkëpunimit rajonal për të diskutuar përvojën dhe opinionin e tyre mbi mbulimin e çështjeve rajonale.

Më kontretisht, në punëtori u diskutua për raportimin e medieve në fushën e bashkëpunimit rajonal, si organizatat rajonale punojnë me medie, si i angazhojnë në raportim dhe monitorim të takimeve rajonale, ku janë pikat referuese të kontakteve, raportimet mbi aktivitetin e takimeve rajonale si dhe sfidat në mbulimin e zhvillimeve në fushën e bashkëpunimit rajonal në Kosovë.