TRAJNIMI PËR OSHC-TË “QEVERISJA E BRENDSHME E OSHC-VE “

Datë: 06-07 qershor 2019 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë

Ky trajnim do ti vlejë te gjithë atyre që janë të interesuar të kuptojnë në detaj hapat që duhet ndjekur për menaxhimin dhe mirë-funksionimin e organizatave të shoqërisë civile.

Regjistrohuni për të marrë pjesë në këtë trajnim nëse:
– Keni themeluar një shoqatë, fondacion apo institut së fundmi, dhe dëshironi të informoheni mbi organizimin dhe menaxhimin e saj;
– Jeni angazhuar së fundmi në këtë sektor dhe nuk jeni të informuar për proceset e brendshme të organizatës tuaj;
– Apo drejtoni një organizatë dhe doni të informoheni për praktikat më të mira dhe procedurat interne të organizatave ne vend dhe rajon

Në këtë trajnimin pjesëmarrësit do të:
• Fitojnë njohuri mbi bazat ligjore për qeverisje të brendshme, rregulloret themelore në vend si dhe standardet ndërkombëtare (rajonale) dhe do të jenë të aftë që t’i krahasojnë ato me strukturat e tyre organizative
• Kuptojnë dallimin midis organeve qeverisëse dhe menaxhuese (ekzekutive dhe jo ekzekutive) dhe të vetëdijesohen për nevojat e mundshme të ndryshimit në organizatat e tyre
• Njoftohen me të gjitha fazat nëpër të cilat kalon organizata dhe të mund të identifikojnë situatën e tyre aktuale dhe ndryshimet e mundura (duke përfshirë strukturën organizative)
• Identifikojnë rastet e konfliktit të interesit dhe të mësojnë se në ç ‘mënyrë t’i shmangin situatat e mundshme të konfliktit të interesit (në dokumentet kryesore të organizatës dhe në praktika).

Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit
• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë
• Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim duhet të aplikojnë on-line, në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/RLCNWKD
• Pjesëmarrja në trajnim duhet të jetë e lidhur me funksionin e stafit në organizatë

Përzgjedhja e pjesëmarrësve
KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet e pesë (25) pjesëmarrësve nga organizata të ndryshme.
Vetëm pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.
Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesi
Dren Puka është Drejtor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Është autor i Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile 2018, Matricës për monitorim për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile.

Poashtu, në KCSF Dreni ka dizajnuar programet për ngritje të kapaciteteve të OShC-ve në temat që kanë të bëjnë me qeverisjen e organizatave të shoqërisë civile. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Strategjisë së parë për bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile, ka përfaqësuar pozicionin e shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Liri të Asocimit në OJQ.

Afati i fundit për aplikim është e premte 31 maj 2019, ora 12:00.

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.