Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes ngritjes së kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Kosovë, angazhohet të promovoj përmirësimin e njohurive duke krijuar kështu një hapësirë e cila do të jetë në funksion të drejtëpërdrejtë të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit.
Në kuadër të programit të ri të ngritjes së kapaciteteve të OShC-ve, Qendra e KCSF-së ka lancuar thirrjen e parë për trajnim me temë ‘Menaxhimi i ciklit të projektit’. Qasja dhe instrumentet e intervenimit në formatin e ri të programit janë përshtatur nevojave dhe specifikave konkrete të grupeve në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete të prekshme dhe të matshme.
TRAJNIM TRE DITOR – MENAXHIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT
Datë: 11-13 dhjetor 2018 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë tre dite t’ju ndërtojë besimin dhe aftësitë për të zhvilluar dhe për të menaxhuar projekte më sistematike në kuadër të menaxhimit të plotë të ciklit të projektit.
Përgjatë trajnimit ‘’Menaxhimi i ciklit të projektit’’ do të elaborohen temat si: analiza PEST dhe SWOT, identifikimi, analiza dhe menaxhimi i të gjitha rreziqeve të cilat mund të ndikojnë në shtyerjen ose edhe dështimin e projektit. Planifikimin dhe si të shmangen kurthet e zakonshme që ndikojnë në realizmin e projekteve. Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë për parimet e menaxhimit të suksesshëm të një projekti.
Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë punonjësit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara apo veprojnë në Kosovë
- Aplikimi në këtë trajnim duhet të jetë i lidhur me funksionin tuaj në organizatë
- Aplikimi bëhet duke klikuar KËTU
Përzgjedhja e pjesëmarrësve
KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet e pesë (25) aplikantëve nga organizata të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.
Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.
Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.
Ligjëruesi
Visar Jasiqi do të jetë ligjëruesi për trajnimin Menaxhimi i ciklit të projektit. Visari është udhëheqës i operimit dhe informimit në RIT Kosovë (A.U.K). Ai është i certifikuar si Project Management Professional nga Project Management Institute (PMI), po ashtu i certifikuar edhe si Menaxher i Sistemeve të Cilësisë nga Organizata Evropiane për Cilësi dhe në Vendimmarrje Strategjike.
Visari ka udhëhequr iniciativat për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për më shumë se 15 vite, fillimisht si menaxher i trajnimit të IT-së në Institutin IPKO dhe më pas për më shumë se 12 vite në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim, një departament i edukimit të vazhdueshëm në RIT Kosovë (A.U.K).
Afati i fundit për aplikim është 3 dhjetor 2018.
Përkrahur nga: