THIRRJE PËR PROPOZIME HULUMTUESE: FONDI SLLOVAK DHE BALLKANIK PËR POLITIKA PUBLIKE

Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Fondacioni Pontis shpallin Thirrjen për Propozime për organizatat nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia për të zhvilluar propozime të politikave që trajtojnë njërën nga temat prioritare si në vijim:

  • Demokracia dhe sundimi i ligjit
  • Komunitetet jo-shumicë

Kush mund të aplikojë:
Organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi. Prioritet do të kenë ato organizata të cilat nuk kanë pranuar fonde të BE-së si aplikues kryesorë;
Hulumtuesit individuale, qytetarë të këtyre 6 vendeve, nën moshën 35 vjeçare (përfshirë studentët e nivelit MA, të cilët janë në vitin e fundit të studimeve).

Afati i fundit për dërgimin e projekt-propozimeve është më 10 shtator 2013. Të gjitha organizatat/hulumtuesit duhet të dërgojnë CV-në, Projekt propozimin dhe Buxhetin në fund@balkancsd.net.

Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të jenë në gjuhën angleze.

Në vegëzat më poshtë, mund të shkarkoni Thirrjen e plotë dhe të gjitha dokumentet e aplikimit (vetëm në gjuhën angleze):

  • Thirrja për propozime
  • Formulari për projekt propozim
  • Formulari i buxhetit

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile është organizatë anëtare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile.