Me qëllim që të adresojë çështjen e zhvillimit dhe organizimit të komunitetit, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Programit për Angazhim Qytetar (CEA) të cilin e zbaton në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, gjatë muajit maj 2023 do të organizojë trajnimin e trajnerëve (ToT) me temën “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”. Trajnimi ka për qëllim të përkrahë OShC-të në zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave për hartëzimin dhe organizimin e komunitetit, ndërtimin e praktikave për angazhimin e konstituencës, si dhe rrjetëzimin me akterët e tjerë në komunitet.