Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Programit për Angazhim Qytetar të cilin e zbaton në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, gjatë muajit tetor-nëntor 2023 do të organizojë trajnimin 6 ditor me temën “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”.
Ky trajnim ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave të organizatave të shoqërisë civile (OShC) dhe grupeve joformale mbi hartëzimin dhe organizimin e komunitetit, ndërtimin e praktikave për angazhimin e konstituencës, si dhe rrjetëzimin me akterët e tjerë në komunitet.
Formën digjitale për aplikim e gjeni brenda thirrjes, apo edhe në linkun e mëposhtëm. Afati i fundit për aplikim është më 18 tetor 2023.