Thirrje për aplikim në Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet

KCSF fton 18-24 vjeçarët nga Prishtina, Podujeva, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Lipjani, të aplikojnë për tu bërë pjesë e Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, edicioni në Prishtinë.

Forma digjitale e aplikimit gjindet në linkun e mëposhtëm. Aplikacioni është hapur deri të premten më 2 dhjetor, 2022 në 23:59.

Programi 14 javor i Akademisë do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë për organizim të nismave në komunitet, të ndërtoni rrjet me aktivistë dhe profesionistë tjerë për tu bërë qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm në komunitetin dhe qytetin ku jetoni. Për më shumë informata rreth Akademisë dhe kritereve të përzgjedhjes, ju lutem shkarkoni thirrjen për aplikim në linkun e mëposhtëm.

Akademia për Udhëheqësi në Komunitet është pjesë e Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet nga KCSF në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është të ushqejë kulturën e aktivizmit që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe më kuptimplotë.