Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Peja, Klina dhe Istogu të bëhen pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Formën digjitale për aplikim e gjeni brenda thirrjes, apo edhe në linkun e mëposhtëm. Afati i fundit për aplikim është më 30 shtator 2023, në ora 23:59.