Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Mitrovica e Jugut apo Veriut, Skenderaj, Vushtrria, Leposaviqi, Zveçani apo Zubin Potoku të bëhen pjesë e edicionit të tretë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Formën digjitale për aplikim e gjeni brenda thirrjes. Afati i fundit për aplikim është më 22 shkurt 2024, në ora 23:59.