𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐞𝐬𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐣𝐨𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐢𝐥𝐚𝐧𝐭𝐫𝐨𝐩𝐢𝐬𝐞̈ theksoi rolin kyç të Projektligjit për Shërbimet e Pagesave, në avancimin e ekosistemit filantropik të Kosovës dhe mundësitë për diversifikim të burimeve për financim të nismave të shoqërisë civile. Forumi mblodhi së bashku pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile (OShC), përfaqësues të institucioneve shtetërore, institucioneve financiare dhe komunitetin e donatorëve, për të diskutuar bashkë mbi këtë projektligj.
Diskutimit i parapriu prezantimi i analizës ligjore mbi mundësitë dhe mangësitë e mundshme të draftit aktual të Ligjit, pas çka pjesëmarrësit u fokusuan në ndikimet e mundshme të tij, për krijimin e një kornize ligjore përkrahëse dhe lehtësuese për zhvillim të filantropisë në përgjithësi. Në veçanti u diskutua për mundësinë e mbledhjes dhe dhurimit të donacioneve online, si dhe menaxhim të platformave për mbledhje të donacionave, kështu duke u përafruar me standardet ndërkombëtare dhe duke rritur pjesëmarrjen në zhvillimin social.
Forumi joformal i Filantropisë, i themeluar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, ka për qëllim të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit për të formuar një mjedis mbështetës për filantropinë në Kosovë.