Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë në sesionin informues për aplikim për “Grante për Partneritet”.
Infosesioni mbahet të hënën, më 27 janar, nga ora 10:00 në Zyrat e KCSF-së në Prishtinë. Për ta parë vendndodhjen e zyrave të KCSF-së hapni hartën në vazhdim: https://kcsfoundation.org/harta/
Infosesioni do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën serbe.
Të gjitha detajet rreth thirrjes i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/partneritet