SESIONI I TRAJNIMEVE PËR PROCESIN E KONSULTIMEVE PUBLIKE PËR OSHC-TË ~ PRILL – MAJ 2010

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë”, të financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ka mbajtur një seri të trajnimeve për organizata të shoqërisë civile (OShC) nga të gjitha rajonet e Kosovës ku janë trajtuar tema praktike rreth pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e konsultimeve publike.

Trajnimet dy-ditore të mbajtura në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë janë ndjekur nga mbi 100 OShC, ndërsa pjesëmarrësit janë njoftuar me kornizën ligjore në Kosovë rreth konsultimit publik, praktikave më të mira europiane si dhe këshillave praktike rreth zhvillimit dhe pjesëmarrjes në këtë proces në nivelin lokal dhe atë qendror.

Trajnimet janë mbajtur në gjuhët shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa së shpejti edhe në gjuhën serbe.