PROGRAMI I BURSAVE TË FONDACIONEVE PËR SHOQËRI TË HAPUR – GLOBAL SUPPLEMENTARY GRANT PROGRAM (GSGP) 2013-2014

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për programin e bursave të Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik 2013-2014.

GSGP ofron bursa plotësuese deri në 10,000 dollar për studentët e nivelit të doktoraturës nga Kosova. Qëllimi i këtij programi është që t’u mundësojë studentëve të kualifikuar për të ndjekur studimet e doktoraturës në shkencat shoqërore në universitete të akredituara në Azi, Australi, Europë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën e Veriut.

Grantet GSGP dedikohen vetëm për studentët me angazhim të plotë në studimet e doktoraturës. Aplikantët mund të jenë në çdo fazë të studimeve të doktoraturës si dhe duhet të ndjekin studimet e tyre në ndonjë universitet jashtë vendit të tyre.

Ju lutem vini re se ky grant është një shtesë dhe nuk ka për qëllim financimin e plotë të studimeve. Aplikantët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë mbështetje shtesë nga burime të tjera.

Për më shumë detaje rreth aplikimit ju lutemi gjeni të bashkëngjitur shpalljen ndërsa për informacione shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në adresën elektronike: scholarships@kcsfoundation.org, në numrat: 038/ 248 636 and 248 643, ose në zyret e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF): Rr. Fazli Grajqevci 4/a, 10 000 Prishtinë, Kosovë çdo ditë pune nga 10:00-17:00.