“Përdorimi i mjeteve digjitale në punën e OShC-ve”, trajnim që synon nxitjen e organizatave drejt inovacionit

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, ka mbajtur trajnimin dyditor “Përdorimi i mjeteve digjitale në punën e OShC-ve “, i cili kishte për qëllim të përmirësojë aftësitë dhe kompetencat e përfaqësuesve të organizatave në përdorimin e mjeteve dhe platformave digjitale.

Pjesëmarrësit/et në këtë trajnim patën rastin të thellohen në aspekte teorike dhe praktike të kësaj fushe duke u fokusuar në komunikimin e brendshëm, bashkëpunimin profesional, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve, organizimin dhe mbajtjen e eventeve online, arritjen deri tek audiencat e synuara, forcimin e transparencës, nxitjen e inovacionit etj.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekt i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).