Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.
KCSF kërkon zyrtar(e) të projektit, për punësim me orar të plotë.
Kandidatët(et) e interesuar(a) duhet të kenë:
- Mbaruar shkollimin e lartë, të paktën në nivelin bachelor, me preferencë në drejtimin e fushës ekonomike apo shkencave shoqërore;
- Të paktën një vit përvojë paraprake pune, me preferencë angazhimi në projekte të financuara nga donatorë të huaj;
- Njohuri në MS Office, veçanërisht në MS Excel;
- Aftësi të mira të komunikimit (veçanërisht shkrimi) në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Gatishmëri për punë ekipore dhe për angazhim në disa detyra njëkohësisht; dhe,
- Leje të vozitjes – kategoria B.
Përparësi do të kenë kandidatët(et) që kanë:
- Përvojë të dëshmuar paraprake në pozitë të ngjashme; dhe,
- Përvojë në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.
Zyrtari(ja) për projekt do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përkrahë menaxheren e projektit në hartimin e procedurave, formave dhe dokumenteve tjera të nevojshme për zbatimin e skemës;
- Përkrahë menaxheren e projektit për zbatimin e planit të punës dhe arritjen e rezultateve;
- Kryen detyra administrative dhe logjistike;
- Ndihmon në zbatimin e ciklit të grant dhënies për skemën (dizajnim, info sesione, kontrol administrativ, dhe kontraktim);
- Komunikon me grantistë dhe trajton pyetjet/kërkesat e tyre;
- Përfshihet në monitorim të grantistëve dhe siguron që informatat e mbledhura përfshihen në forma dhe dokumente përkatëse;
- Arkivon dhe administron dokumente dhe dosje, përfshirë raportet e dorëzuara nga grantistët;
- Ndihmon në përgatitjen e takimeve të trupave qeverisës përfshirë hartimin e procesverbaleve të takimeve;
- Siguron që informatat e plota dhe të sakta të projektit mirëmbahen dhe ruhen në mënyrë sistematike;
- Ndihmon në analizim të të dhënave dhe ofron informata për qëllime të raportimit;
- Rregullisht kontrollon web-in dhe sigurohet që informatat janë të plota e të sakta për këtë projekt, përfshirë rrjetet sociale;
- Në mbikqyrje dhe aprovim nga projekt menagjerja, përfaqëson KCSF në takime me grantist, dhe komunikon në shqip dhe anglisht;
- Ndihmon në përgatitjen e aktiviteteve dhe ngjarjeve të organizuara nga KCSF; dhe,
- Udhëton brenda Kosovës dhe jashtë saj.
Të gjithë kandidatët(et) e interesuar duhet të aplikojnë përmes formularit në vegzën në vijim: www.surveymonkey.com/r/zprojekt, deri më 9 shkurt 2020. N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti shtes?.
KCSF synon që të angazhojë një zyrtar(e) të Projektit, duke filluar prej muajit mars 2020. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidatët(et) e përzgjedhur(a).
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).