Programi për angazhim qytetar – Citizen Engagement Activity (CEA) është një program pesë vjeçar i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Programi përkrahë aktivitete të shumta të cilat synojnë përmirësimin e lidhjes së shoqërisë civile me qytetarë, bashkëpunimin brenda sektorit dhe me sektorë të tjerë, si dhe diversifikimin e burimeve të shoqërisë civile përtej fondeve të donatorëve të huaj me qëllim të fuqizimit të pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publike dhe të OShC-ve ndaj publikut. Për nevoja të këtij programi, KCSF kërkon një Këshilltar/e për Avokim dhe Politika.
Detajet e konkursit i gjeni në dokumentin më poshtë.