Rreth 20 përfaqësues/e të shoqërisë civile morën pjesë në trajnimin dyditor mbi zhvillimin e kornizave logjike, indikatorëve dhe teorisë së ndryshimit, ku u adresuan shumë çështje që do tu ndihmojnë pjesëmarrësve në planifikim, menaxhim dhe vlerësim të mirë të projekteve.
Trajnimi pati në fokus shtjellimin e mjeteve strategjike siç janë: kornizat logjike, treguesit vjetorë dhe përfundimtarë, analiza e problemit, teoria e ndryshimit, monitorimi dhe vlerësimi, ciklet e menaxhimit të projektit, si dhe ngritjen e fondeve. Po ashtu përgjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit/et morën shpjegimet e duhura mbi dizajnimin e projekteve me ndikim, të qëndrueshme dhe të adaptueshme, në përputhje të ngushtë me misionin e organizatave të tyre dhe nevojat e komuniteteve që u shërbejnë.
Ky trajnim u organizua nga Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt ky që bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).