Me shumë respekt dhe mirënjohje, KCSF përshëndetet me Taulantin, Drejtorin Ekzekutiv të organizatës prej vitit 2018, e aktivistin e profesionistin e palodhshëm që për gati dy dekada është angazhuar me pasion dhe përkushtim në misionin e KCSF-së.
Me dashuri për vendin, integritet të palëkundur dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ai e ka drejtuar organizatën në një prej periudhave më transformuese të saj – duke forcuar themelet e organizatës, rritur ndikimin dhe kultivuar një kulturë që i jep përparësi vlerave dhe misionit për një Kosovë më të mirë.
Nën udhëheqjen e tij, KCSF është rritur e fuqizuar si një ekip i bashkuar nga qëllimi, vetëmohimi dhe besimi i ndërsjellë. Një frymë që ai ka ndihmuar ta ndërtojë me shembull personal të përditshëm, larg protagonizmit e me qasje përbashkuese, qasje që ne do ta mbajmë gjallë në çdo hap të rrugëtimit tonë të ardhshëm.
Kushdo që ka punuar me Taulantin, e di mirë se çfarë do të thotë angazhimi për të mirën publike, angazhim i rrënjosur në profesionalizëm, integritet e modesti.
Taulant, faleminderit për gjithçka që ke dhënë për KCSF-në, për shoqërinë civile dhe për të ardhmen e Kosovës.
Kjo është një përshëndetje, por jo edhe fundi i ëndrrës tonë të përbashkët.
Të urojmë suksese në çdo hap të ardhshëm!