KCSF me angazhim të ri në nivel europian: përzgjidhet si Enlargement Candidate Member (ECM) nga Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në rolin e Anëtarit Kandidat për Zgjerim (Enlargement Candidate Member – ECM), do të kontribuojë në punën e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (EESC), me fokus në çështjet që lidhen me shoqërinë civile dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
KCSF mbetet e përkushtuar ta shfrytëzojë këtë angazhim për të përfaqësuar sa më mirë interesin publik, për të avancuar rolin e shoqërisë civile në Kosovë dhe për të kontribuar në procesin integrues të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
EESC është institucioni i parë i BE-së që ka hapur dyert për vendet kandidate për anëtarësim.
Faleminderit EESC për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në këtë proces!