KA DIPLOMUAR GJENETARA E TETËMBËDHJETË E SHKOLLËS PËR INTEGRIM EUROPIAN

Ka diplomuar gjenetara e tetëmbëdhjetë e Shkollës për Integrim Europian. Pjesëmarrësit e përzgjedhur, pas vijimit të trajnimeve dhe pas iu nënshtruan testit përfundimtar, përmbyllën punimet e shkollës për vitin 2015.

Në kuadër të punëtorive të mbajtura, pjesëmarrësit u njohën nga afër me BE-në si koncept, historikun e zhvillimit, strukturën organizative, institucionet dhe perspektivën e BE-së drejt së ardhmes, parimet e së drejtës së BE-së, si dhe raportin e të drejtës së BE-së me të drejtën nacionale të shteteve anëtare dhe rendin ndërkombëtar, ilustruar me shembuj të vendimeve nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së dhe shumë tematika të tjera.

Deri më tani, Shkolla për Integrim Europian ka ofruar një program të veçantë të ngritjes së njohurive mbi historikun, institucionet, kornizën ligjore, politikat dhe proceset e politikave në BE, Europën si një faktor global, si dhe të ardhmen e rajonit brenda procesit të Integrimit Europian, me fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë – BE. Qëllimi i përgjithshëm i Shkollës është përgatitja e kuadrove rreth sfidave drejt Integrimit Europian. Ky qëllim është arritur në masë të madhe duke ngritur nivelin e njohurisë dhe vetëdijes ndër pjesëmarrësit në çështjet dhe politikat eurpiane, rrjedhimisht duke i bërë të gatshëm që njohuritë e fituara t’i transferojnë dhe perdorin në punën e tyre. Për gati dhjeshtë vjet të ekzistencës së saj, Shkollën e kanë vijuar mbi 1000 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm, si: administrata publike, shoqëria civile, mediet, bizneset, organizatat e ndryshme profesionale dhe zyret ndërkombëtare në Kosovë.